Niveli më i lartë në 14 vite, Banka e Anglisë rrit normat e interesit në Mbretërinë e Bashkuar në 2.25%

Banka e Anglisë ka rritur normat e interesit në Mbretërinë e Bashkuar në 2.25 %, duke shënuar nivelin më të lartë në 14 vite, në një përpjekje për të luftuar inflacionin në rritje mes krizës së kostos së jetesës.
Rritja e sotme e normës, rritja e dytë me 50 pikë radhazi, tregon se Banka po përpiqet të parandalojë inflacionin që të ngulitet vazhdimisht, pavarësisht shqetësimeve për ekonominë.
Kjo është rritja e shtatë radhazi e normës bankare, por një rritje e vogël nga sa prisnin shumë investitorë të qytetit. Vendimi i komitetit të politikës monetare të Bankës i çon normat në nivelin më të lartë që nga viti 2008.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




