Shpërthen një automjet në lëvizje në Gjirokastër, dy persona plagosen, njëri në gjendje të rëndë

Aktualitet | 37 minuta më parë

Një shpërthim i ndodhur në një automjet në lëvizje ka shkaktuar plagosjen e dy personave mbrëmjen e së shtunës në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në bulevardin “18 Shtatori”, ku sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka shpërthyer një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B.D., teksa ishte duke lëvizur.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit B.D. dhe R.M., të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas dyshimeve paraprake, shpërthimi mund të ketë ndodhur në impiantin e gazit me të cilin ishte pajisur automjeti, çka dyshohet se ka shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit.

Megjithatë, shkaku i saktë i shpërthimit mbetet ende i paqartë dhe pritet të përcaktohet nga hetimet që po kryen policia.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe efektivët e policisë, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të saktë të shpërthimit.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.

Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme