”Nord Stream”, Lavrov: Nuk do të lejojmë Perëndimin të hedhë në erë gazjellës të tjerë

Botë | 4 vite më parë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është shprehur se Rusia nuk do ta lejojë që Perëndimi të hedhë sërish në erë gazjellësit dhe se Moska nuk do të mbështetej më tek Perëndimi, si një partner për energjinë.

Moskja ka sugjeruar se vendet perëndimore janë përgjegjëse për shpërthimet që dëmtuan gazjellësit “Nord Stream”, shtatorin e shkuar, dhe ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar.

Deklaratën për gazjellësit, Lavrov e dha gjatë një aktiviteti të mbajtur në indi pasi mori pjesë në samitin e ministrave të Jashtëm të vendeve të G20-ës.

Në atë samit, Lavrov pati edhe një takim që zgjati rreth 10 minuta me homologun e tij amerikan, Antony Blinken, megjithëse ky i fundit ishte shprehur më parë se nuk do të takohej me Lavrov.

Sekretari Blinken i kërkoi, Lavrov që Rusia t’i jepte fund luftës në Ukrainë si dhe të hiqte dorë nga pezullimi i pjesëmarrjes së saj në traktatin bërthamor të fillimit të ri.

Ndërsa Mnistria e Jashtme ruse bëri të ditur se Lavrov dhe Blinken kishin folur më pak se 10 minuta ndërsa ishin në lëvizje, në përfundim të një sesioni të samitit të g20-ës, mbajtur pas dyerve të mbyllura dhe nuk u angazhuan në negociata.

Më pas Blinken tha për gazetarët se i kishte thënë Lavrov të angazhohej në diplomaci gjatë takimit që nuk ishte planifikuar më parë.

“I thashë ministrit të Jashtëmr rus se pavarëisht se çfarë po ndodh në botë apo në marrëdhënien tonë, SHBA do të jetë gjithmonë e gatshme për t’u angazhuar dhe vepruar mbi kontrollin e armëve strategjike, ashtu si SHBA dhe Bashkimi Sovjetik bënë edhe kur lufta e ftohtë ishte në kulmin e saj”, shtoi sekretari amerikan i Shtetit.

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme