Nuk e lejuan të takonte Papën, turisti thyen dy statuja të lashta romake në Vatikan

Një turistë ka thyer dy statuja të lashta romake në Vatikan, në inat e sipër pse nuk e lejuan të takonte Papën. Incidenti ndodhi më 5 tetor kur një turistë u paraqit si shtetas amerikan dhe kërkoi të takonte Papën. Kur kërkesa e tij u refuzua, ai hodhi një bust romak në dysheme duke e thyer. Gjatë tentativës duke u larguar me vrap që stafi të mos e ndalonte, turisti rrëzoi edhe një tjetër bust romak të lashtë.
Episodi ndodhi në Muzeun ‘Chiaramonti’ pjesë e Muzeut të Vatikanit. Në këtë muze ndodhen 1000 vepra dhe statuja të lashta si “pjesë e një nga koleksionet më të mira të portreteve romake” në botë.
Dy statujat e artit janë dërguar për t’u vlerësuar. Personi që rrëzoi statujat u ndalua nga policia e Vatikanit dhe iu dorëzua autoriteteve italiane.
Turistët që dëmtojnë monumentet ka qenë tema e kësaj vere në Romë. Në korrik, një turiste kanadeze u kap duke gdhendur emrin e saj te Koloseum, ndërsa turistët amerikanë u kapën duke hedhur objekte në shkallët spanjolle duke e dëmtuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




