Oboti “mban gjallë” shpresën e zhvillimit, fshati i njohur për përmbytjet, potencial për turizmin dhe bujqësinë
Megjithë sfidat e përmbytjeve që është përballur ndër vite, fshati Obot ka potencial të madh për zhvillim në fushat e turizmit dhe bujqësisë. Pozita e tij pranë lumit dhe liqenit ofron mundësi për aktivitete turistike dhe zhvillim të qëndrueshëm bujqësor.
Sipas banorëve, fshati ka një rëndësi të veçantë historike dhe gjeografike, pasi ndodhet shumë pranë kufirit me Malin e Zi dhe ka qenë ndër shekuj një nyje lidhëse mes Shkodrës dhe qyteteve fqinje jashtë kufijve.
“…si fshat i shmangur, por ne jemi një fshat turistik. Edhe nëpër vende të huaja, gjërat e bukura afër ujit i bëjnë. Ne kemi lumin të përshtatshëm për të bërë diçka të bukur,” – tha Marjan Çukaj, kryetar i fshatit Obot.
“Pse mos jetë edhe fshati Obot pikë turistike? Është një fshat i rrethuar me ujë. Rinia mundet të sjellë sytë nga Oboti, këtu kanë qenë edhe më të civilizuar,” – tha Vinçens Gocaj, një banor atje.
Në të kaluarën, Oboti shërbente si një pikë e rëndësishme tregtare dhe transporti, përmes rrugëve ujore të Bunës, që përdoreshin për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve.
Në tërësi, Oboti përfaqëson një pasuri të vërtetë natyrore, historike dhe kulturore, që, nëse shfrytëzohet si duhet, mund të shndërrohet në një nga qendrat më tërheqëse turistike të rajonit të Shkodrës.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





