OBSH: 1 në 6 persona vuajnë nga infertiliteti. Mjekët: Janë rritur sëmundjet seksuale

Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se 1 në 6 persona në botë janë infertilë. Jo më pak pozitive është situata edhe në Shqipëri. Mjekët obsteter-gjinekologë në Shqipëri konfirmojnë rritjen e numrit të çifteve që hasin vështirësi për të pasur fëmijë ndonëse nuk ka statistika zyrtare.
Mjekët obstetër- gjinekologë konfirmojnë se një nga arsyet, është rritja e moshës së shtatzënisë së parë.
Faktorë të tjerë pengues sipas mjekëve është bërë rritja alarmante e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme ndërkohë që jo më pak domethënës është edhe rritja e obezitetit.
Infertiliteti është më i shprehur tek femrat në Shqipëri ,se sa tek meshkujt, ndërkohë që tek këta të fundit një nga faktorët që ndikon në rënien e vlerave të spermës është stresi, konsumimi I lëndëve narkotike dhe stili i jetesës që ndikojnë në dëmtimin e spermatogenit.
Për mjekët, rritja e infertilitetit duhet të shihet si një shqetësim serioz.
Gazetare: Sonila Mlloja
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




