OBSH paralajmëron se deri në vitin 2050 do të ketë 50 përqind të njerëzve miopë në botë

Lifestyle | 3 vite më parë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë alarmin për rrezikun e miopisë, e cila pritet të prekë rreth 50 përqind të popullsisë së botës deri në vitin 2050. Kjo është edhe për shkak të ndryshimit të stilit të jetesës, që na detyron të kalojmë shumë orë në ambiente të mbyllura dhe përpara pajisjeve elektronike.

Edhe pse në ditët e sotme miopia është diçka që mund të korrigjohet në shumicën e rasteve, është treguar se rritja e rasteve ka një korrelacion të fortë si me faktorët gjenetikë dhe mbi të gjitha mjedisor.

Në të vërtetë, një numër në rritje i të rinjve apo edhe adoleshentëve, vuajnë nga ky çrregullim. Pavarësisht kësaj, OBSH po jep alarmin në përpjekje për të frenuar këtë prirje rritëse.

Në ditët e sotme, ekzistojnë tre terapi të vlefshme për të zgjidhur problemin e miopisë. Çdo terapi ka padyshim rastet dhe dallimet e veta specifike. Ilaçi më i thjeshtë është mbajtja e syzeve dhe lenteve të kontaktit. E dyta është terapia me lazer, e cila megjithatë indikohet kur gjendja e syrit ndalon së përkeqësuari dhe mbetet e qëndrueshme për një periudhë. E treta është inovative dhe këto janë lentet intraokulare. Quhen ICL (Implantable Collamer Lens) dhe janë bërë nga një material i butë, i hollë, i lakueshëm dhe gjatë një operacioni të shkurtër ambulator vendosen midis thjerrëzës kristalore dhe bebëzës së syrit.

Ato janë veçanërisht të përshtatshme për të rriturit dhe të rinjtë të cilët mund të përfitojnë plotësisht nga liria e një jete pa probleme me shikimin. Mirëqenia e syrit shkon përtej përfitimit thjesht fizik. Mendoni se sa njerëz në botë heqin dorë, për shembull, nga sportet për shkak të problemeve me shikimin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme