Ofensiva në Bregun Perëndimor, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i kërkon Izraelit të ndalë menjëherë veprimet

Për të dytën ditë radhazi forcat izraelite kanë vijuar ofensivën në bregun e pushtuar perëndimor, ku bën me dije se kishin vrarë pesë terroristë të fshehur në një xhami në Tulkarm, pranë kufirit me Izraelin. Një ditë më parë, ushtria izraelite u shpreh se kishte vrarë nëntë militant, pesë në Xhami dhe Tulkarm dhe katër në kamionin e refugjatëve Al-Faraa, ndërkohë që janë bërë arrestime dhe janë sekuestruar armë.
Një ditë më parë zëdhënësi i autoritetit palestinez, Nabil Abu Rudeineh, u shpreh se përshkallëzimi I operacioneve izraelite në bregun perëndimor në të njëjtën kohë që vijon lufta në Gaza do të çonte drejt rezultateve të rrezikshme. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ndërkohë I ka bërë thirrje izraelit të ndalë menjëherë operacion në atë territor, pasi sipas tij po I hidhej benzinë një situate që aktualisht është shpërthyese.
“Forcat izraelite të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të përdorin forcën vdekjeprurëse vetëm kur është e pashmangshme”, theksoi Guterres. Operacioni izraelit është më I madhi I ndërmarrë në bregun perëndimor që nga intifada e dytë apo kryengritja e dytë palestineze kundër pushtimit izraelit rreth dy dekada më parë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



