OKB: Ndihma në Gaza e pamjaftueshme!

Botë | 3 vite më parë

Vetëm pesë nga 24 dërgesat e planifikuara humanitare u kryen në veri të Gazës në 11 ditët e para të vitit 2024, tha të premten Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në Gaza.

”Autoritetet izraelite refuzuan disa dërgesa të planifikuara për ilaçet dhe furnizimet në qytetin e Gazës”, tha zyra e OKB-së.

Kolona të tjera, të destinuara për të ofruar ushqim, ujë të pijshëm dhe furnizime të tjera jetike, si dhe ilaçe, nuk kaluan.

Ato u mbajtën për një kohë të gjatë në pikat e kontrollit izraelit ose sepse rrugët e dakorduara nuk mund të përdoreshin.

Sipas OCHA, spitalet në veri nuk kanë materiale të mjaftueshme për t’u kujdesur për të sëmurët dhe të plagosurit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se 300 000 deri në 400 000 njerëz jetojnë ende në veri të Gazës.

“Çdo ditë ndihme e humbur rezulton në jetë të humbura dhe vuajtje për qindra mijëra njerëz që mbeten në Gazën Veriore”, tha OCHA.

( Sipas ATSH )

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme