OKB: Retorika e medias ruse mund të jetë nxitje për gjenocid në Ukrainë

Botë | 3 vite më parë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se disa retorika të shpërndara nga mediat ruse mund të përbëjnë nxitje për gjenocid.

Sipas hetimit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, shkeljet në Ukrainë që nga pushtimi i plotë i Rusisë, kanë paralajmëruar se disa retorika të transmetuara nga mediat ruse mund të përbëjnë nxitje për gjenocid.

Duke folur para Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut të hënën, kreu i ekipit hetimor, Erik Mose, shprehu shqetësimin “për pretendimet për gjenocid në Ukrainë”.

“Për shembull, disa nga retorikat e transmetuara në mediat shtetërore ruse dhe të tjera mund të përbëjnë nxitje për gjenocid,” tha ai, duke shtuar se ekipi “po vazhdonte hetimet e tij për çështje të tilla”.

Gjykatësi norvegjez kryeson një Komisioni Hetimor prej tre personash (COI), i cili u krijua nga këshilli për të hetuar shkeljet e kryera që nga pushtimi i plotë i Rusisë ndaj fqinjit të saj në shkurt të vitit të kaluar.

Në raportin e tij të parë të plotë në mars, ekipi përcaktoi se autoritetet ruse kishin kryer “një gamë të gjerë krimesh lufte”.

Mose tha në atë kohë se komisioni ishte në dijeni të akuzave për gjenocid, duke përfshirë transferimin e detyruar të fëmijëve ukrainas në zonat nën kontrollin rus dhe premtoi të hetonte.

Në përditësimin e tij drejtuar këshillit të hënën, Mose u ankua për “mungesën e transparencës mbi shtrirjen e plotë, rrethanat dhe kategoritë e fëmijëve të transferuar” dhe tha se ekipi po vazhdonte të hetonte”

“Nëse kjo do të ngrejë gjithashtu çështje të gjenocidit do të sqarohet më pas gjatë hetimeve tona” u tha ai gazetarëve.

Raporti i marsit kishte përcaktuar gjithashtu se Moska qëndron pas një sërë krimesh të tjera lufte, duke përfshirë sulme të përhapura ndaj civilëve dhe infrastrukturës, vrasje, tortura dhe përdhunime dhe dhunë të tjera seksuale, transmeton Al Jazeera. 

Mose tha të hënën se komisioni, i cili kishte udhëtuar më shumë se 10 herë në Ukrainë, tani po “ndërmerrte një hetim më të thelluar” që “mund të sqarojë gjithashtu nëse tortura dhe sulmet në infrastrukturën energjetike përbëjnë krime kundër njerëzimit”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme