Orban: Nëse hiqen sanksionet kundër Rusisë, çmimi i gazit do të binte me 50 përqind

“Sanksionet kundër Rusisë, të vendosura nga BE duhet të hiqen”, kështu është shprehur Kryeministri hungarez Viktor Orban.
Sipas tij, sanksionet e BE-së kanë çuar në një rritje të çmimeve të gazit dhe inflacionit duke shtuar se nëse ato hiqen, çmimet e gazit do të bien menjëherë me 50%, ndërsa inflacioni do të ulet.
Në faqen e tij në Facebook , Orban postoi se “Sanksionet e Brukselit e kanë shtyrë Evropën në një krizë energjetike”.
Më herët Orban tha se BE-ja kishte “qëlluar veten në mushkëri” me sanksione ekonomike të dizajnuara keq kundër Rusisë, të cilat nëse nuk hiqen, rrezikojnë të shkatërrojnë ekonominë evropiane.
Hungaria ka një marrëdhënie të ngushtë me Rusinë. Orban nuk ka mbështetur sanksionet e BE-së kundër kësaj të fundit si pasojë e luftës në Ukrainë pasi sipas më shumë dëmton Europën se vetë Rusinë. Në të njëjtën kohë, ai arriti të negociojë një përjashtim për vendin e tij nga embargoja e naftës.
Hungaria është anëtare e bllokut që nga viti 2004.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




