Orsato “fik” VAR-in në Itali

Itali | 46 minuta më parë

Prej javës së parë është kuptuar se në Itali nuk mbështeten më tek VAR edhe pse është në protokollet e arbitrave si procedurë. Me emërimin e Daniele Orsato-s në krye të arbitrave të Serie A dhe Serie B në kampionatet kryesore të futbollit në Itali është vënë re se gjatë ndeshjeve nuk ka më konsultime mes arbtirit të fushës dhe atyre që qënndrojë në dhomën VAR për ta ndihmuar.

Në ndeshjen Juventus-Atalanta trajneri i ekipit mik ishte i tërbuar në fund të ndeshjes pasi VAR nuk sinjalizoi fauellin e Kalulu-t, i cili mbajti nga fanella Roëe-n. “Nëse kemi të bëjmë me një faull kemi një të tillë, pastaj ne mund të vendosim nëse intensiteti i ndërhyrjes ishte i madh apo i vogël, por faulli është”, tha Sarri.

Në këtë drejtim Shoqata e Arbitrave Italianë edhe në mbledhjen që do të mbajë sot do tëë vijojë që të t’i qëndrojë qëndrimit të mbajtur në javët e fundit. Të gjithë arbitrave prezent do t’iu bëhet me dije se AIA do të vazhdojë në rrugën e saj sipas së cilës VAR duhet që të ftohet në kauzë vetëm për gabime të rënda. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme