Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Zana Çela: Shqipëria prezanton paketën e saj shumë të pasur nën sloganin “Albania All Senses”
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Spanja për emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH 1, Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela, foli për pjesëmarrjen e Shqipërisë në një nga panairet më të rëndësishme globale të turizmit.
Çela theksoi se panairi frekuentohet nga përfaqësues të industrisë turistike nga e gjithë bota dhe se Shqipëria prezantohet me një paketë shumë të pasur turistike nën sloganin “Albania All Senses”.
Sipas saj, në këtë panair vendi ynë nuk promovon vetëm bukuritë natyrore, por edhe trashëgiminë kulturore, gastronominë, folklorin dhe vlerat më autentike që ofron Shqipëria.
“Ky është një ndër panairet më të rëndësishëm global, që frekuentohet nga i gjithë globi dhe Shqipëria prezanton paketën e saj shumë të pasur turistike nën sloganin “Albania All Senses”. Në këtë panair prezantojmë jo vetëm bukuritë natyrore por dhe trashëgiminë kulturore, gastronomike dhe gjithçka të bukur dhe më vlerë që ka Shqipëria. Në stend bashkë me ekspertët e turizmit marrin pjesë dhe kompani dhe ture operatore turistik, artistë që prezantojnë folklorin duke prezantuar një paketë shumë të plotë. Duam që të shquhemi si një destinacion turistik Mesdhetar tepër autentik dhe më të3 gjithë ngjyrat që ka Shqipëria jonë”, u shpreh Çela.
Ajo nënvizoi se turistët mbeten të mahnitur nga fakti që në një territor të vogël dhe kompakt mund të gjejnë njëkohësisht detin dhe malin.
Çela e cilësoi panairin si një platformë strategjike, ku projektohen trendët e zhvillimit të industrisë së turizmit në nivel global dhe ku Shqipëria po forcon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj në tregun ndërkombëtar.
“Turistët janë të mahnitur që në një territor tepër kompakt dhe të vogël mund të gjejnë gjithçka gjen edhe detin edhe malin. Autenticiteti është vula kryesore e gjithë atmosferës turistike të vendit tonë dhe mbi të gjitha mikpritja. Turist nga Spanja ku në një 2025 kishte një rritje me 24% më shumë se një vit më parë. Ky është një ndër panairet më të rëndësishëm, është një platformë strategjike ku projektohen trendët e zhvillimit të industrisë së turizmit”, tha ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





