Papa Françesku mohon zërat se do të japë dorëheqjen: As më ka shkuar në mendje

Botë | 4 vite më parë

Papa Françesku ka mohuar zërat se ai synon të japë dorëheqjen së shpejti. Në një intervistë ekskluzive për Reuters në rezidencën e tij në Vatikan, Papa i dha përgjigje edhe zërave mbi gjendjen e tij shëndetësore, duke mohuar se ishte me kancer, ndërsa tha se fjalët që kishin qarkulluar ishin thjeshtë “thashetheme”.

Papa theksoi se nëse një ditë kushtet e tij shëndetësore ia bëjnë të pamundur menaxhimin e Kishës, ai mund të mendojë të japë dorëheqjen. Kur u pyet se kur mund të ndodhë kjo, ai u përgjigj: “Nuk e dimë, Zoti do ta tregojë.”

“Nuk më ka shkuar në mendje të jap dorëheqjen. Thashethemet qarkulluan në media si një vazhdimësi ngjarjesh në fund të gushtit, duke përfshirë takimet me kardinalët në mbarë botën për të diskutuar një kushtetutë të re të Vatikanit, një ceremoni për emërimin e kardinalëve të rinj dhe një vizitë në L’Aquila. Të gjitha këto rastësi i bënë disa të mendojnë se do të largohet, por nuk më ka shkuar në mendje të jap dorëheqjen. Për momentin jo”, tha Papa./ Reuters

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme