Papa: T’i jepet fund të luftës në Ukrainë, drita e Pashkëve të bjerë mbi popullin rus

Në festën e Pashkëve Papa Francesku ka kërkuar që t’i jepet fund luftës në Ukrainë. Gjithashtu, ai bëri thirrje për dialog mes izraelitëve dhe palestinezëve pas sulmeve të fundit terroriste.
Duke folur në meshën e mbajtur në sheshin e Shën Pjetri të Vatikanit para 100 mijë besimtarëve, Papa Françcesku është shprehur se populli i Ukrainës duhet ndihmuar për të arritur paqen, ndërsa uroi që drita e Pashkëve të bjerë mbi popullin rus.
“Ndihmoni popullin e dashur të Ukrainës në rrugën e tyre drejt paqes, dhe le të bie drita e Pashkëve mbi popullin e Rusisë”, tha Papa Françesku, i cili është rikthyer në krye të Vatikanit pas problemeve shëndetësore, transmeton Reuters.
Papa Françesku ka bërë thirrje vazhdimisht për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë që kur nisi lufta në shkurtin e vitit të kaluar.
Në meshën e Pashkëve, Ati i Shenjtë kërkoi nga Zoti që të “ngushëllojë të plagosurit dhe të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit e tyre nga lufta, që të gjithë të burgosurit të kthehen pranë familjeve të tyre.
“Hapeni zemrën ndaj gjithë komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe të gjitha konflikteve dhe gjakderdhjeve në botë”, tha më tej ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




