Parku antik i Antigonesë, projekte për rivitalizimin e disa objekteve si dhe infrastrukturën
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore i ka kushtuar një vëmendje të veçantë Parkut Arkeologjik të Antigonesë, duke ndërmarrë disa projekte që synojnë zhvillimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të këtij siti arkeologjik me rëndësi historike dhe kulturore.
“Është projekti për mbulimin e strukturës dhe kompaktësimin, restaurimin e kishës paleokristiane. ngritja e portës jugore, parkimi në hyrje, zyrat këtu në Antigone dhe pika e informacionit. Pra, është një projekt që do të ketë një zhvillim ndryshe në menaxhimin dhe trajtimin e qytetit antik të Antigonesë. Janë disa projekte të tjera, siç është sjellja e energjisë këtu nëpërmjet paneleve,” thekson drejtori i Parkut Arkeologjik të Antigonesë, Shkëlqim Guçe.
Drejtuesi i parkut shprehet se ka një interes në rritje për vizitat në këtë park dhe pritet që numri i vizitorëve do të rritet në mënyrë të qëndrueshme. Guçe thekson se kjo rritje lidhet ngushtë me promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe historike që përfaqëson Antigoneja.
“Vizitorët janë pothuajse të profilizuar të pjesës së arkeologjisë, historisë. Ka grupe që vijnë nga Franca, Gjermania dhe shumë vende të tjera, por këta dominojnë tani,” tregon z. Guçe.
Është pikërisht promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore dhe historike që ka ndikuar në rritjen e vizitueshmërisë në Parkun Arkeologjik të Antigonesë.
Gazetare: Leonida Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




