Pemët mbresëlënëse të Vitit të Ri 2022 nga e gjithë bota

Kuriozitete | 4 vite më parë

Në qytetet në mbarë botën, njerëzit bëjnë fotografi dhe i adhurojnë pemët më të bukura të Krishtlindjeve.

Kuala Lumpur (Malajzi)

Kullat Petronas në Kuala Lumpur, kryeqyteti i Malajzisë, ishin ndërtesat më të larta në botë (452 metra). Pema e madhe e Vitit të Ri që qëndron pranë tyre çdo dhjetor ka qenë një pikë referimi kyçe për një kohë të gjatë.

Nju Jork (SHBA)

Duke bërë një listë të pemëve më ikonike të Vitit te Ri në planet, duhet të shtojmë atë përballë Qendrës Rockefeller në Nju Jork. Kjo pemë është kthyer në një simbol që shfaqet në filma dhe seriale të panumërta.

Mykolaiv (Ukrainë)

Kjo pemë e mrekullueshme është bërë nga materiale kamuflimi. Vendndodhja e saj është qyteti i Mykolaiv në jug të Ukrainës. Pavarësisht luftës me Rusinë, qytetarët vendas përpiqen të festojnë sa më shumë që munden.

Berlin (Gjermani)

Gjermania është një nga vendet me dekorimet më të mira për festa. Në Portën e Brandenburgut në Potsdamer Platz zakonisht qëndron një nga pemët më ikonike gjermane.

Tokio (Japoni)

Pema e Tokyo Tower është 15 metra e gjatë, e zbukuruar me 40,000 drita.

Paris ( Francë)

Kryeqyteti i Francës feston festat e fund vitit 2022 me dy pemë të bukura në Place Vendome.

Byblos (Liban)

Në fillim të dhjetorit 2022, pema e Vitit të Ri në Byblos u ndriçua me një ceremoni imponuese dhe fishekzjarrë.

Madrid (Spanjë)

Ka disa pemë artificiale në rrugët e Madridit (njëra prej tyre në Puerta del Sol) dhe një pemë e madhe natyrore në Plaza de España të rinovuar së fundmi. Por ndoshta pema më kreative e Krishtlindjes është ajo e vendosur në fasadën e hotelit Four Seasons.

Rio de Zhaneiro (Brazil)

Në Brazil, një pemë shkëlqen mbi qytetin e Rio de Janeiro nga Laguna Rodrigo de Freitas, një traditë që filloi në 1996.

Pragë (Republika Çeke)

Dekorim mahnitës, tregu i mrekullueshëm i festave dhe pema e pabesueshme e Vitit të Ri përballë katedrales.

Mexico City (Meksikë)

Në Zócalo (sheshin kryesor) në Mexico City, gjithçka është mjaft madhështore dhe spektakolare. Çdo vit në sheshin e famshëm të kryeqytetit meksikan, ata vendosin një pemë që qëndron mbi të gjitha ngjarjet që organizohen në këto data të veçanta.

Budapest (Hungari)

Ndriçimi i festave në Budapest është një spektakël që zbukuron rrugët dhe sheshet për kilometra të tëra. Shfaqja fillon pranë ndërtesës madhështore të parlamentit, ku mund të gjendet pema e mrekullueshme.

Bruksel (Belgjikë)

Brukseli di të tregojë vërtet hijeshitë e tij.

Karakas (Venezuela)

Kjo pemë është bërë tërësisht nga shishe plastike të ricikluara! Njerëzit mblodhën 15,000 prej tyre në rrugët e Karakasit.

Varshavë (Poloni)

Një tjetër pemë mbresëlënëse mund të gjendet në kryeqytetin e Polonisë.

Lisbonë (Portugali)

E konsideruar si më e larta në Evropë me 76 metra lartësi, një pemë që ka hyrë në Rekordet Botërore Guinness.

Vilnius (Lituani)

Është një strukturë e lartë 24 metra në të cilën varen 600 degë dritash për t’i dhënë formë pemës. Janë këto drita të panumërta dhe elemente dekorative që e bëjnë atë thjesht spektakolare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme