Pence: Të ndalohen sulmet ndaj FBI-së, për bastisjen e shtëpisë së Donald Trump në Florida

Botë | 4 vite më parë

Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence, i’u lut republikanëve që të ndalojnë sulmet ndaj FBI-së për bastisjen e shtëpisë së Donald Trump në Florida. Ai  denoncoi thirrjet e disa prej aleatëve të ish-presidentit, për të sulmuar FBI-në, duke thënë se kjo ishte “po aq e gabuar” sa një shtytje nga aktivistët demokratë për të zhvendosur paratë nga policia. 

Pence tha gjithashtu se do të jepte “konsideratën e duhur”, nëse i kërkohet të dëshmojë para komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve që heton trazirat në Kapitol, më 6 janar 2021. Lutjet e tij për përmbajtje vijnë pasi zyrtarët e zbatimit të ligjit paralajmërojnë për një numër në rritje të kërcënimeve të dhunshme që synojnë agjentët federalë dhe objektet qeveritare, që kur agjentët javën e kaluar kontrolluan Mar-a-Lago, si pjesë e hetimit të Departamentit të Drejtësisë për zbulimin e të dhënave të klasifikuara të Shtëpisë së Bardhë të gjetura tek Trump në fillim të këtij viti.

Duke folur në New Hampshire, Pence u pyet se çfarë i kaloi në mendje kur dëgjoi për kontrollin e FBI-së në shtëpinë e Trump? Pence, i cili ashtu si Trump po shqyrton një ofertë presidenciale të vitit 2024, tha se ishte i shqetësuar nga ai që ai e quajti politizimi i FBI-së. Ai tha se Departamenti i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland, duhet të jenë më të hapur, në lidhje me atë se çfarë i shtyu autoritetet të kryenin atë kërkim. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme