Përdorimet e gjithanshme të sodës bukës

Soda e bukës është ndër produktet që përdoret gjerësisht në shtëpi. Përdorimet e saj variojnë nga zbardhja e dhëmbëve deri te qetësimi i stomakut.
Disa studime tregojnë se soda e bukës gjithashtu mund të ulë inflamacionin e lidhur me artritin dhe mund të ndihmojë në uljen e aktivitetit autoimun. Pra, mund të jetë i dobishëm kundër sëmundjeve si artriti reumatoid (RA) dhe lupusi .
Soda e bukës (bikarbonat natriumi) është një përbërje kimike që gjendet shpesh në agjentët e pastrimit apo ne disa medikamente pa recetë. Zakonisht vjen në formë pluhuri të bardhë. Por mund ta gjeni edhe në kapsula dhe solucione të ndryshme.
Soda e bukës është e lirë dhe e disponueshme në dyqane ushqimore. Kjo e bën atë të popullarizuar si një trajtim shtesë për një gamë të gjerë sëmundjesh.
Kushtet shëndetësore që mund të përdoret soda e bukës
Soda e bukës rikthen ekuilibrin e duhur të acidit në gojë
Redukton acidin e stomakut
Përmirëson funksionin e veshkave
Eliminon erën e trupit dhe erën e djersës
Një studim sugjeroi se përdorimi i rregullt mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit nga sëmundje inflamatore. Hulumtime të ngjashme kanë treguar se bikarbonati i natriumit mund të jetë efektiv në trajtimin e pacientëve me ketoacidozë diabetike (DKA) një infeksion mykotik që prek në mënyrë disproporcionale individët diabetikë në krahasim me popullatën jo diabetike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




