Përmbyset mikrobusi me migrantë/ Humbin jetën 7 persona në Bavari të Gjermanisë

Shtatë persona kanë humbur jetën pasi një mikrobus që dyshohet se drejtohej nga një trafikant qeniesh njerëzore u përmbys në Bavari të Gjermanisë.
Më shumë se 20 migrantë, mes të cilëve edhe fëmijë, mendohet të kenë qenë brenda mjetit.
Ngjarja ndodhi pasi drejtuesi i mikrorbusit me targa austriake tentoi të shmangte një kontroll policor në zonën mes kufirit me Austrinë dhe Mynihun.
Aksidenti ndodhi ndërsa fenomeni i trafikimit të qenieve njerëzore ka shënuar rritje, çka ka çuar që disa vende të Europës Qendore dhe lindore të vendosin kontrolle kufitare.
Ministri i Brenshëm Bavares Jocim Herman(Bavarez Joachim Herrmann) tha se ngjarja tragjike vinte në dukje nevojën për të përforcuar kontrollet kufitare në mënyrë që të mos lejohen trafikantët të hyjnë në Gjermani.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




