Përpjekje për të penguar forcat ukrainase, grupi mercenar rus ndërton fortifikim antitank 2 km të gjatë

Botë | 4 vite më parë

Një fortifikim, pothuajse 2 kilometra, është ndërtuar jashtë qytetit të Hirske të Ukrainës, i pushtuar nga Rusia. Fortifikimi përbëhet nga katër rreshta piramidash çimentoje që rusët shpresojnë se do të ndalojnë çdo automjet dhe tank ukrainas të lëvizë drejt lindjes, ndërsa pas fortifikimeve antitank ndodhet një llogore e madhe.

Imazhet satelitore nga Agjencia Evropiane e Hapësirës tregojnë se gërmimi i kanalit u krye në dy pjesë, ku seksioni i parë i kanalit filloi të hapej më 25 shtator, ndërsa i dyti u hap diku midis 30 shtatorit dhe 5 tetorit.  Dy media ruse kanë raportuar nga vendi i fortifikimit, të cilin e quajtën “Linja Wagner” duke iu referuar mercenarit rus Wagner Group. “Zvedza TV”, media për ushtrinë ruse, tha se ishte një “vijë e dytë e mbrojtjes” nëse ukrainasit përpiqeshin të depërtonin në zonë.   

Edhe pse fortifikimi mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër një sulmi frontal, nuk ka asgjë që i ndalon forcat ukrainase që thjesht të udhëtojnë rreth fortifikimeve, të cilat shtrihen vetëm 1.6 kilometra./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme