Përplasja e një kamionit me birrë dhe derdhja e saj mbyll autostradën në Florida

Një autostradë në Florida u bllokua të mërkurën nga mijëra kanaçe birre pas një përplasjeje me pesë gjysmërimorkio, njofton BBC.
Të gjitha korsitë u mbyllën pasi gjysmërimorkio që mbante birrën u përplas me kamionët e parkuar në anë të rrugës.
Fotot e marra në vendngjarje nga Patrulla e Autostradës në Florida tregojnë aq shumë kuti dhe kanaçe birre të derdhura, saqë rruga mezi shihet.
Autostrada përfundimisht u rihap disa orë më vonë. Raportohet se ka vetëm lëndime të lehta.
Sipas Tampa Bay Times, dy gjysmërimorkio u përplasën në autostradën e ngarkuar të mërkurën në mëngjes dhe u përmbysën.
Dy gjysmërimorkio të tjera u tërhoqën për të ndihmuar, si dhe një kamionçinë.
Një gjysmërimorkio e pestë – ajo që mbante birrën – nuk ndaloi në kohë dhe u përplas me automjetet e parkuara.
Përveç birrës, në të gjithë rrugën është derdhur edhe betoni i transportuar nga një nga kamionët. (Sipas BBC )
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




