Plagosi dy efektivë të policisë, autori qëllohet për vdekje në Florida

Botë | 3 vite më parë

Një person ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar nga policia teksa më parë kishte plagosur dy efektivë. Ngjarja ndodhi në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku autori u përplas me policinë në një hotel në Orlando të Floridas ku plagosi dy efektivë.

Oficerët e Departamentit të Policisë të Orlandos ndaluan një automjet si pjesë e një hetimi për një vrasje në Majemi dhe ata u qëlluan nga autori.

Pasi qëlloi me armë ndaj policëve, i dyshuari grabiti një veturë tjetër për t’u arratisur më pas.

Rreth shtatë orë më vonë, oficerët e gjurmuan të dyshuarin në një Holiday Inn pranë Universal Orlando Resort në rrethin turistik të qytetit dhe evakuuan mysafirët që qëndronin në hotel, transmetojnë mediat amerikane.

I dyshuari refuzoi të dilte nga dhoma e hotelit dhe qëlloi ndaj oficerëve të cilët iu përgjigjën zjarrit duke e lënë të vdekur në vend autorin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme