Plagosi me thikë 14 persona, policia në Korenë e Jugut arreston 20-vjeçarin

Të paktën 14 persona u plagosën në një qendër tregtare në Korenë e Jugut pasi u përplasën me makinë dhe u goditën me thikë nga një 20 vjeçar i cili u arrestua nga policia. Ky është sulmi i dytë masiv brenda disa javësh në shtetin aziatik.
Autoritetet e sigurisë thanë se autori i sulmit filloi të godiste me thikë kalimtarët pasi doli nga makina. Të paktën 5 persona u lënduan nga përplasja e me makinë ndërsa 9 të tjerë u qëlluan me thikë. Policia nuk dha detaje për të dyshuarin apo motivet që e shtynë të kryente sulmin.
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Policisë e cilësoi sulmin si “praktikisht një akt terrorizmi”. Sipas një zyrtari, të paktën dy nga të plagosurit janë në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Organet e rendit po ekzamimojnë skenën e krimit. Në trotuarin e metrosë mund të shihej një makinë e bardhë me xhamin e parë të thyer dhe gomë të shpërthyer.
Muajin e kaluar, një burrë goditi me thikë të paktën katër këmbësorë në një rrugë në kryeqytetin Seul, duke vrarë një person.
Gazetar Artur Mata
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




