Planetariumi më i madh në botë do të hapet në Shangai

Planetariumi i Shangait, një degë e Muzeut të Shkencës dhe Teknologjisë së Shangait, është planifikuar të fillojë operacionet e provës në qershor, kanë thënë autoritetet lokale. I vendosur në zonën e re Pudong, planetariumi ka një sipërfaqe totale dyshemeje prej mbi 38.000 metra katrorë, shkruan “Xinhua”.

Ai është projektuar për të përfshirë një ndërtesë kryesore dhe pajisje ndihmëse, të tilla si një qendër eksplorimi për të rinjtë dhe dy vëzhgime për publikun. Zona e ekspozitës do të arrijë në 12.500 metra katrorë. Planetariumi ka grumbulluar rreth 70 meteorë si dhe mbi 120 koleksione artefakti, duke përfshirë vepra origjinale nga Isaac Newton, Galileo Galilei, Johannes Kepler dhe mjeshtra të tjerë.
Teknologjitë që përfshijnë vizualizimin e të dhënave, realitetin e shtuar, realitetin virtual, biometrikën dhe inteligjencën artificiale do të implementohen në mënyrë që audienca të mund të fitojë njohuri shkencore astronomike përmes ndërveprimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




