Planetët e sistemit diellor dhe karakteristikat e tyre

Merkuri, Venera, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni. Secili prej tyre rrotullohet rreth orbitave të caktuara.
Merkuri është planeti më i vogël në sistemin diellor. Meqenëse është më i afërt me Diellin, ai gjatë ditës është jashtëzakonisht i nxehtë, ndërsa gjatë natës është shumë i ftohtë. Planeti i dytë, Venera, është më i nxehti dhe më i ndritshmi nga të gjithë planetët. Planeti i tretë në sistemin diellor është planeti ynë, Tokë, pothuajse 70 për qind e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me ujë. Për këtë arsye Toka quhet edhe Planeti Blu. Toka është i vetmi planet ku ka jetesë. Planeti i radhës është Marsi. Ai njihet, gjithashtu, si Planeti i Kuq për arsye të pranisë së tokës dhe shkëmbinjve të kuq që gjenden në të. Planeti i pestë, Jupiteri, është planeti më i madh në sistemin diellor, ndërkaq pak më i vogël se ai është Saturni. Saturni ka ngjyrë të verdhë dhe njihet për unazat e bukura përreth, që përbëhen nga akulli dhe pluhuri. Planeti i shtatë është Urani. Këtë planet e mbulon një shtresë e trashë gazi. Dhe, planeti i tetë dhe i fundit, është Neptuni. Meqenëse ky planet është më i largëti nga Dielli, erërat e ftohta fryjnë me shpejtësi shumë të madhe.
Planeti në të cilin jetojmë ne është Toka, i vetmi planet i njohur deri më sot, ku ka ajër dhe jetë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




