Po shmangen sanksionet? Turqia i jep akses Rusisë të përdorë sistemin e pagesave “Mir”, zyrtarët perëndimorë të shqetësuar

Përthithja e sa më shumë turistëve rusë, ka qenë një nga synimet e Turqisë gjatë këtij viti. Në këtë kuadër, 5 banka turke kanë miratuar sistemin rus të pagesave “Mir”.
Por ky veprim nga ana e Turqisë ka nxitur shqetësimin e zyrtarëve perëndimore sipas të cilëve, sistemi i pagesave Mir, mund të përdoret për shmangien e sanksioneve ndaj Rusisë e cila që prej 24 shkurtit ka nisur luftën në Ukrainë.
Ndërsa Mastercard dhe Visa kanë ndërprerë operacionet në Rusi, pagesat me kartë “Mir” do t’i lejojnë turistët rusë të paguajnë për blerjet e tyre në Turqi, raporton Businessinsider.
“Ka zhvillime shumë serioze”në miratimin e sistemit që do t’i lejojë rusët në Turqi të paguajnë për blerjet e tyre. Turqia gjithashtu ka rënë dakord të paguajë për një pjesë të gazit natyror rus në rubla”, tha presidenti turk Tajip Erdogan pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin në qytetin turistik të Soçit.
Më 5 gusht, Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ranë dakord që Turqia t’i paguajë Rusisë në rubla për furnizimet e pjesshme të gazit.
Ankaraja e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por nuk e ka sanksionuar Rusinë apo mbyllur hapësirën e saj ajrore ndaj vendit, i cili është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Turqisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




