Polonia tregon fuqinë, zhvillon paradën më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë

Botë | 3 vite më parë

Polonia ka zhvilluar paradën e saj më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë. Parada është mbajtur në kryeqytetin, Varshavë.

Ajo shënon humbjen e forcave bolshevike të udhëhequra nga Rusia në vitin 1920 përballë ushtrisë polake. Polonia ka ofruar mbështetje të fortë ushtarake për Ukrainën fqinje për të kundërshtuar pushtimin rus.

Ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak u tha njerëzve të mbledhur për të parë paradën se: “Ne kemi ndërtuar forca të armatosura të fuqishme që do të mbrojnë në mënyrë efektive kufijtë tanë pa hezitim”.

BBC

/rtsh.al/

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme