Presidenti Biden: I gatshëm të takohem me Putin nëse do i japë fund luftës në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur i gatshëm të takohet me presidentin rus Vladimir Putin nëse ky i fundit po kërkon mënyra për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Pas takimit të zhvilluar me presidentin francez Emmanuel Macron, Biden deklaroi para mediave se do qëndrojë krah Ukrainës dhe kundër luftës ruse. Udhëheqësi francez bëri të qartë se ata kurrë nuk do t’i kërkonin Ukrainës të bënte një kompromis që e konsideronte të papranueshëm.

Pas bisedimeve të tyre në Shtëpinë e Bardhë, presidentët e SHBA-së dhe Francës lëshuan një deklaratë të përbashkët duke premtuar mbështetje të vazhdueshme për mbrojtjen e Ukrainës, të sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, duke rritur shpërndarjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe planet për një konferencë ndërkombëtare mbi Ukrainën në Paris më 13 dhjetor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme