Presidenti i Kinës vizitë 3-ditore në Arabinë Saudite, pritet nënshkrimi i marrëveshjes 29 miliardë USD

Presidenti kinez Xi Jinping do të zhvillojë gjatë kësaj jave një vizitë 3-ditore në Arabinë Saudite. Gjatë vizitës së tij, Jinping do të takohet me mbretin dhe sundimtarin de fakto të eksportuesit më të madh të naftës në botë.
Ky është udhëtimi i tretë i Jinping jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë së COVID dhe i pari në Arabinë Saudite që nga viti 2016. Marrëveshjet fillestare me vlerë 29.26 miliardë dollarë do të nënshkruhen gjatë samitit dypalësh. Zëdhënësi i Ministrisë Hua Chunying tha se Xi do të marrë pjesë në Samitin e parë Kinë-Shtet Arabe dhe Samitin Kinë-GCC në Riad.
Vizita vjen në një moment kur Kina kërkon të thellojë marrëdhëniet e saj me vendet në Lindjen e Mesme, mes tensioneve në rritje në lidhjet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



