Presidenti Rajapaksa lë Maldivet, udhëton drejt Singaporit

Një ditë pas protestave masive, presidenti i Sri Lankës Gotabaya Rajapaksa u largua në Maldive së bashku me familjen. Sot ai është larguar nga Maldivet me një fluturim të linjës ajrore saudite për në Singapor.
Ai deklaroi më herët se do të jepte dorëheqjen deri të mërkurën, por nuk ka arritur të dorëzojë një dorëheqje zyrtare deri më tani. Lideri, i cili si president gëzonte imunitet nga ndjekja penale, sipas BBC, besohet se donte të ikte jashtë shtetit përpara se të largohej për të shmangur mundësinë e arrestimit nga administrata e re.
Presidenti në detyrë Ranil Wickremesinghe vendosi një shtetrrethim për të shuar protestat. Wickremesinghe u emërua në detyrë president pasi presidenti Rajapaksa u largua – por vendimi shkaktoi protesta të mëtejshme duke kërkuar që ai gjithashtu të jepte dorëheqjen. Një person vdiq dhe 84 të tjerë u plagosën pas protestave të 13 korrikut, të cilat u zhvilluan në pikat kryesore të kryeqytetit të Colombo, duke përfshirë zyrën e kryeministrit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




