Presidenti Zelensky do të vizitojë më 13 maj Gjermaninë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Berlinin më 13 maj. Vizita e Zelenskyt do të jetë me masa të rrepta sigurie, kontrolle, snajperë dhe qen antieksplozivë në hotelin ku do të qëndrojë presidenti ukrainas.
Ky i fundit është ftuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz.
Më 14 maj, presidenti ukrainas do të pritet zyrtarisht me nderime ushtarake nga kancelari Olaf Scholz (SPD), pas së cilës në rendin e ditës do të jetë një konferencë për shtyp dhe bisedimet me presidentin federal Frank-Walter Steinmeier, raporton Tagesspiegel.
Pasditen e 14 majit, ai do të fluturojë për në Aachen me një helikopter, ku do të nderohet me çmimin Charlemagne.
Çmimi Charlemagne i qytetit të Aachen -it u jepet që nga viti 1950 personaliteteve që kanë dhënë një kontribut për unitetin e Evropës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




