Pretendimet për përdorim të bombave bërthamore, Putin: SHBA po luan lojë të pisët, Lizz Truss është pa mend

Botë | 4 vite më parë

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një sërë akuzash ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj. Putin i akuzon se po luajnë lojë të rrezikshme, të përgjakshme dhe të pistë, duke i fajësuar gjithashtu edhe për luftën në Ukrainë. Putin theksoi se deklaratat për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia nuk kanë qenë të qëllimshme, por vetëm kundërpërgjigje ndaj aludimeve të liderëve perëndimorë.

“Ne kurrë nuk kemi thënë asgjë qëllimisht për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia. Ne iu përgjigjëm vetëm me aludime ndaj (kërcënimeve bërthamore) nga liderët perëndimorë. Vajza është pak pa mend”, tha Putin, duke akuzuar jo vetëm qeveritë perëndimore, por konkretisht edhe ish-kryeministren britanike Liz Truss, për përfshirje në “shantazh bërthamor” kundër Rusisë, raporton CNN. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme