Problem teknik në trafikun ajror të Albcontrol, ndërpriten fluturimet për rreth 60 minuta në Shqipëri

Aktualitet | 3 muaj më parë

Për rreth 60 minuta, hapësira ajrore shqiptare u boshatis nga avionët, pas një problemi teknik që goditi sistemet e trafikut ajror të Albcontrol.

Defekti u shfaq rreth orës 17:30, ndërsa ekipet teknike ndërhynë menjëherë për të garantuar sigurinë e fluturimeve, 90% e sistemeve u rikthyen në funksion.

Incidenti shkaktoi vonesa në disa fluturime në nisje dhe mbërritje në aeroportin e Rinasit.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme