Probleme te Holanda, trajneri Xavi Hernandez humbet Malen dhe Kluivert për shkak dëmtimi

Futboll Bota | 54 minuta më parë

Kombëtarja holandeze ka bërë të ditur zyrtarisht se Donyell Malen dhe Justin Kluivert nuk do të jenë të disponueshëm për ndeshjet e Nations League të ditëve të ardhshme për shkak dëmtimi. Sulmuesi i Romës nuk mund të luajë në 4 ndeshjet e “Tulipanëve”, konkretisht ndaj Gjermanisë, Serbisë (dy herë) dhe Greqisë.

Trajneri Xavi Hernandez duhet t’i bëjë llogaritë pa këta dy lojtarë dhe ka marrë masat menjëherë. “Trajneri Xavi Hernández ka ftuar Guus Til dhe Mexx Meerdink në kombëtaren holandeze. Til e Meerdink do të zëvendësojnë Justin Kluivert dhe Donyell Malen, respektivisht të Bournemouth dhe Roma-s, të cilët kanë humbur ndeshjet e radhës për shkak dëmtimi. Ata do të prezantohen me skuadrën sot, bashkë me 24 të grumbulluarit e tjerë”, – shkruhet në njoftimin e kombëtares së Holandës.

Malen ka treguar një formë shumë të mirë në këtë fillim sezoni me Romën, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të saj me golat e shënuar. Ai u dëmtua gjatë sfidës me Interin në kampionat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme