Prodhimi i makinave/ Kina drejt vendit të parë në botë për eksportet

Botë | 3 vite më parë

Kina ka kaluar Gjermaninë për sa i përket eksportit të makinave dhe mund ta zhvendosë Japoninë nga vendi e parë deri në fund të vitit.

Në raportin e fundit të agjencisë vlerësuese Moody’s, thuhet se Kina e ka tejkaluar ngërçin që i solli periudha e pandemisë, gjë që u vërejt në vitin 2021 me kapërcimin e Koresë dhe në 2022-in Gjermaninë, prodhuesen e dytë kryesore të makinave në botë, pas Japonisë.

Në muajin qershor, prodhuesit kinez iu përafruan shifrës 70 mijë makina në muaj, nga gati 171 mijë makina në të njëjtën periudhë një vit më parë.

“Me këtë ritëm, Kina mund ta kalojë Japoninë brenda fundvitit,” shtojnë ekonomistët e Moody’s Analytics.

Shtimi i automjeteve me origjinë kineze është nxitur nga mbiprodhimi i makinave elektrike.

Eksportet e Kinës në këtë fashë prodhimi gati u dyfishuan në gjysmën e parë të vitit 2023, ndërkohë që eksportet nga Japonia dhe Tajlanda – duke përfshirë automjetet tradicionale dhe ato elektrike – ende nuk janë kthyer në nivelet para pandemisë.

Kina krenohet për avantazhin që ka në prodhimin e baterive me jone litiumi me pastërti më të madhe dhe me kosto më të ulët, pasi prodhuesit kanë lehtësira dhe subvencione të ndryshme nga qeveria.

Sipas parashikimeve të Moody’s, falë kostove të ulëta të punës, Kina prodhon më shumë se gjysmën e sasisë botërore të litiumit.

Nisur nga këto premisa, disa prodhues makinash, si Tesla, BMW kanë hapur fabrikat e tyre në Kinë.

Deri tani, makinat elektrike përbëjnë rreth 30 për qind të numrit të makinave për pasagjerë që shiten në botë, krahasuar me 5 për qind para pandemisë.

Nga 10 milionë makina elektrike të shitura në vitin 2022, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, 60 për qind u shitën nga Kina. /CNBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme