Protesta në Greqi, mijëra qytetarë në protestë pas aksidentit tragjik

Botë | 4 vite më parë

Mijëra protestues dolën në rrugët e Athinës për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe për të demonstruar mbi tragjedinë më të rëndë hekurudhore të vendit, duke valëvitur pankarta që shkruanin “Vrasjet shtetërore” dhe “Jetët tona kanë rëndësi”.

Pesëdhjetë e shtatë njerëz u vranë dhe 14 të tjerë mbeten në spital pasi një tren mallrash u përplas kokë më kokë me një tren pasagjerësh, që transportonte kryesisht studentë, më 28 shkurt.

“Ne ende nuk e dimë saktësisht sesa kanë vdekur. Sot festojmë Dita e Gruas, dhe ne ua detyrojmë nënave që qajnë që fëmijët e tyre të jenë këtu”, tha një protestues. Protesta e 8 Marsit në Athinë përfshin një dimension mbarëkombëtar, e cila përfshin federatat, sindikatat dhe qendrat më të mëdha të punës. Greva po zhvillohet në shenjë proteste kundër tragjedisë së trenave në Tempe, me kërkesë që të mos fshihen përgjegjësitë kundër privatizimit dhe duke kërkuar masa për sigurinë në transport.

Duke mbajtur tullumbace të zeza dhe slogane, nxënës nga shkolla të ndryshme të qytetit, anëtarë të sindikatave, studentë dhe publiku i gjerë  bënë thirrje që personat përgjegjës të mbajnë përgjegjësi, dhe marrjen e menjëhershme të masave të nevojshme për sigurinë e qytetarëve në transport.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme