Protesta të përgjakshme në Iran, forcat e sigurisë hapin zjarr ndaj qytetarëve

Forcat iraniane të sigurisë kanë hapur zjarr ndaj protestuesve, një muaj pas një masakre që vrau shumë njerëz në qytetin e trazuar juglindor të Zahedan. Protestuesit u qëlluan gjithashtu edhe në Mahabad, një qytet tjetër me një histori të gjatë rezistence kundër regjimit.
Ka pasur raportime për gjashtë të vrarë në Zahedan kwtw të premte, duke përfshirë një djalë 12-vjeçar. Në një përpjekje të dëshpëruar për të qetësuar zemërimin lokal, në mesnatën e së enjtes, autoritetet lokale shkarkuan papritmas shefin e policisë së Zahedanit dhe një oficer të dytë të lartë për shkak të “mangësive” në trajtimin e protestave në qytet më 30 shtator. Në një pranim jashtëzakonisht të pazakontë të fajit, autoritetet lokale të Iranit thanë se policia ishte përgjegjëse për vdekjen e 35 personave më 30 shtator, duke përfshirë disa njerëz të pafajshëm që kishin qenë duke u lutur.
Zahedan është kryeqyteti i provincës Sistan-Baluchistan, një nga më të varfrat e Iranit dhe këshilli provincial i sigurimit premtoi të sigurojë kompensim për të lënduarit dhe familjet e tyre.
Organizata Hengaw me bazë në Norvegji, e cila raporton për shkeljet e të drejtave të njeriut në Kurdistanin, iranian, tha se dy persona të tjerë u vranë të enjten në Baneh, një qytet tjetër afër kufirit perëndimor të Iranit me Irakun. Dhe Amnesty International tha të enjten se “vrasjet e paligjshme” nga forcat e sigurisë kishin marrë të paktën tetë jetë në katër provinca brenda 24 orëve./ The Guardian
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



