Protestat e opozitës ndaj Maduros, OKB: Përmbahuni nga të gjitha format e dhunës

Botë | 2 vite më parë

OKB-ja ka bërë thirrje që Venezuela të përmbahet nga “të gjitha format e dhunës, kërcënimet ose nxitja e dhunës” pas zgjedhjeve presidenciale në të cilat presidenti aktual, Nicolas Maduro, u shpall fitues.

I pyetur për zhvillimet në Venezuelë pas zgjedhjeve, zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarriç shprehu shqetësim të thellë ndaj arrestimeve dhe theksoi se duhet të respektohet e drejta e njerëzve për protesta paqësore.

Dujarriç u shpreh se “çdo mosmarrëveshje zgjedhore duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore” dhe vuri në dukje rëndësinë e sigurimit të transparencës së plotë në rezultatet e zgjedhjeve.

“Është e rëndësishme që të gjithë liderët politikë dhe mbështetësit e tyre të refuzojnë të gjitha format e dhunës, kërcënimet ose nxitjen e dhunës” tha ai.

Maduro, 61 vjeç, u shpall fitues i zgjedhjeve të dielën, duke i dhënë atij një mandat të tretë në detyrë.

Ai siguroi 51% të votave kundrejt 44% të marrë nga kandidati i opozitës Edmundo Gonzalez, sipas komisionit zgjedhor.

Opozita, megjithatë, i hodhi poshtë rezultatet, duke pretenduar se ato nuk korrespondonin me votat e hedhura.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme