Protestë kundër luftës në Gaza, Greta Thunberg arrestohet në Kopenhagë

Botë | 2 vite më parë

Policia daneze ka arrestuar aktivisten mjedisore Greta Thunberg në Kopenhagë në një protestë kundër luftës në Gaza.

Gjashtë persona u arrestuan të mërkurën në Universitetin e Kopenhagës pasi 20 persona bllokuan hyrjen e një ndërtese.

Studentët kundër pushtimit thanë në një deklaratë të postuar në Instagram se ndërsa situata në Palestinë vetëm sa përkeqësohet, Universiteti i Kopenhagës vazhdon bashkëpunimin me institucionet akademike në Izrael.

“Ne po pushtojmë administratën qendrore [të universitetit] me një kërkesë: bojkot akademik tani.”

Policia nuk pranoi të konfirmonte identitetin e ndonjë prej të arrestuarve, por një zëdhënës i Studentëve Kundër Okupimit tha se 21-vjeçarja hunberg, ishte një nga të arrestuarit.

“Nuk mund t’i konfirmoj emrat e të arrestuarve, por gjashtë persona janë arrestuar në lidhje me demonstratën. Ata dyshohen se kanë hyrë me forcë në ndërtesë dhe kanë bllokuar hyrjen,” tha një zëdhënës i policisë së Kopenhagës.

Protestuesit pro-palestinezë kanë ngritur kampe në universitete anembanë SHBA-së dhe Evropës që nga pranvera e kaluar për të protestuar kundër bombardimeve të Gazës nga Izraeli dhe pushtimit të territoreve palestineze.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme