Pse disa ushqime hahen vetëm në mëngjes?

Kuzhinë | 1 vit më parë

A e keni pyetur ndonjëherë veten pse disa ushqime konsumohen vetëm në mëngjes? Vezët, drithërat, lëngu i portokallit dhe kafja janë bërë sinonim i mëngjesit, por kjo nuk është një zgjedhje rastësore. Traditat kulturore, prakticiteti dhe, mbi të gjitha, fuqia e marketingut kanë ndikuar ndjeshëm në mënyrën se si e nisim ditën.

Në shekullin e 20-të, kompanitë ushqimore si Kellogg’s dhe Tropicana krijuan fushata të fuqishme për ta shitur mëngjesin si vaktin “më të rëndësishëm të ditës”, duke formuar zakone që vazhdojnë edhe sot. Sot, ajo që ne e quajmë “ushqim mëngjesi” është shpesh një produkt i marketingut më shumë sesa i nevojës ushqimore.

Sipas Dr. Beth Forrest, një profesoreshë e studimeve ushqimore në Institutin Kulinar të Amerikës, mëngjesi ishte prej kohësh i lidhur me konceptet e agjërimit. Forrest shtoi se ndërsa vezët, proshuta, buka dhe djathi janë ushqime bazë që janë shfaqur në mëngjes që nga periudha mesjetare, mesjeta kishte edhe peshk, birrë dhe verë në tryezë.

Drithërat dhe ushqime të tjera për “mëngjes”, u promovuan masivisht nga kompanitë amerikane në fund të shekullit të 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të.

Lëngu i portokallit si pije mëngjesi u bë popullor falë një fushate të fuqishme marketingu për të shpëtuar industrinë e agrumeve në SHBA.

Kafeja për mëngjes gjithashtu u përhap si zakon përmes reklamave që e lidhën atë me “zgjimin”, etj..

Në Japoni, mëngjesi përbëhet nga oriz, peshk dhe perime të ziera. Në Nigeri, një mëngjes i zakonshëm është një qull me bazë misri. Në Turqi, tryeza mbushet me djathë, ullinj, domate dhe çaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme