Pse Hamasi është i armatosur kaq mirë përballë Izraelit, analisti ushtarak tregon arsyet

Botë | 3 vite më parë

Analisti ushtarak dhe njëherësh profesor Majkëll Klark (Michael Clarke) shpjegon se përse Hamasi është armatosur kaq mirë përballë një ushtrie moderne si ajo e Izraelit.

Sipas Majkëll Klarkut, Hamasi është një nga organizatat guerile më të armatosura në botë.

“Ata operojnë me automjetet e shërbimeve si Land Rover Discoverys dhe montojnë një armë në anën e pasme të saj, si një mitraloz i rëndë me kalibra 30”, thotë Klark. 

Sipas Klarkut, këto automjete mund të jenë shumë të lëvizshme dhe janë përdorur me efekt shkatërrues.

Ndërsa Izraeli ka sistemin e tij të frikshëm të mbrojtjes ajrore Iron Dome, Hamasi ka qenë në gjendje ta mposhtë atë me një numër të madh raketash – ashtu siç ndodhi në fundjavë.

Ai përdor versione të ndryshme të raketave balistike të prodhuar nga Irani Fateh-110, të cilat janë të lëvizshme në rrugë dhe mund të mbajnë koka luftarake me peshë deri në 500 kg. Hamasi ka gjithashtu raketa antitank të ngjashme me ato të SHBA-së, që quhen Stinger.

“Hamasi është shumë i pajisur me disa lloje gjërash dhe ata janë të trajnuar për t’i përdorur ato”, shprehet Klark.

I pyetur se sa luftëtarë ka Hamasi, Klark thotë se ata më parë janë vlerësuar të kenë rreth 10 mijë  por shtoi se kur dhuna shfaqet, ata mund të mobilizojnë shumë njerëz, transmeton Sky News. 

“Pra, numri i tyre mund të shkojë nga 10,000 njerëz të përkushtuar të Hamasit në çdo gjë deri në 40,000, 50,000”, shton ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme