PSG/ Nasser al-Khelaifi, nën hetim në Francë për konflikt interesi

Futboll Bota | 20 minuta më parë

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, po hetohet në Francë nën dyshimin për konflikt interesi.

Hetimi paraprak lidhet me rolin e tij të dyfishtë në krye të klubit fitues të Ligës së Kampionëve dhe të “beIN Media Group”, si dhe përfshin një takim mbi të drejtat e transmetimit me përfaqësuesit e ligës franceze të futbollit në korrik të vitit 2024; këtë e bëri të ditur prokuroria, duke konfirmuar një raportim të gazetës sportive “L’Equipe”.

Takimi u zhvillua një ditë pasi beIN Sports bëri një ofertë prej 100 milionë eurosh (115 milionë dollarë) për të drejtat e transmetimit të një ndeshjeje në javë të Ligue 1. Më vonë, liga profesioniste e futbollit të Francës e pranoi ofertën e beIN.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme