Punimet në Manastirin e Spilesë – Pas ndërhyrjes në godinë, fokusi në ri sjelljen e afreskeve

Turizëm | 10 muaj më parë

Në Manastirin e Spilesë, në  fshatin Saraqinishtë të bashkisë Gjirokastër, pas përfundimit të projektit të arkitekturës dhe restaurimit të plotë nga ana strukturore dhe arkitektonike të këtij objekti, po vijon puna për restaurimin e afreskeve të tij. Investimi kap vlerën rreth 30 milionë lekë dhe procesi pritet të përfundojë në janar të vitit 2026.

“Po vazhdojmë me restaurimin e afreskut ku ndërhyrja është specifike dhe po kryhet nga disa specialist. Restaurimi do të marrë kohën e tij për shkak të teknikave që përdoren”, u shpreh Ardis Duka, Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Monumenteve dhe Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër.

Gjatë kësaj periudhe, vizitueshmëria në këtë objekt kulti mbetet e lejueshme, duke respektuar masat e sigurisë.

“Ka pasur në mënyrë periodike vizitor të ndryshëm të cilët janë dhe të aventurës por gjatë kësaj periudhe janë respektuar masat e sigurimit teknik”, tha ai.

Ky objekt kulti përfaqëson një vlerë të rrallë historike dhe shpirtërore, i njohur për arkitekturën karakteristike dhe ikonografinë e pasur që ruan prej shekujsh.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme