Punonjësit e Policisë shpëtojnë 59-vjeçaren që tentoi të vetmbytej në lumin Buna

Aktualitet | 7 muaj më parë

Punonjësit e Policisë së Shkodrës, kanë shpëtuar një 59-vjeçare që ishte hedhur në ujërat e lumit Buna duke tentuar të vetmbytej.

Rreth orës 09:30, në Sallën Operative është marrë njoftim për një shtetase që ishte hedhur në lumë. Menjëherë, patrulla e Komisariatit të Policisë Shkodër ka shkuar në vendngjarje dhe ka hyrë në ujë, duke nxjerrë nga lumi 59-vjeçaren, e cila ishte në gjendje të rëndë, por me shenja jete. Punonjësit e policisë i kanë dhënë ndihmën e parë në vend.

Shtetasja V. T., 59 vjeçe, është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme