Putin: Bisedimet mund të ndodhin vetëm nëse Ukraina pranon humbjen e territoreve

Botë | 4 vite më parë

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të qartë se Rusia është e gatshme për bisedime por me kusht që Ukraina të pranojë territoret e humbura. Putin ka thënë edhe më parë se Rusia ishte gati për bisedime, duke akuzuar Ukrainën dhe Perëndimin për refuzim të bashkëpunimit. 

Sipas Kremlinit, në bisedimet me Erdogan, presidenti rus kishte “pranuar rolin shkatërrues të Perëndimit, duke pompuar armë në Kiev, duke ofruar informacion dhe udhëzime”.

Më herët presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin. Në bisedën e tyre telefonike, mësohet se Erdogan ka kërkuar një armëpushim të njëanshëm si dhe një reflektim për një zgjidhje të drejtë të konfliktit Rusi-Ukrainë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme