Putin dhe Xi takohen në Kazakistan

Botë | 2 vite më parë

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti kinez Xi Jinping u takuan të mërkurën në kuadër të një forumi për sigurinë dhe mbrojtjen në Euroazi, që Moska dhe Pekini e shohin si një mjet për t’iu kundërvënë ndikimit të Perëndimit, shkruan VOA.

Presidenti Putin tha gjatë takimit se dy shtetet veprojnë në bazë të interesave të tyre, që ato nuk janë të drejtuara kundër ndonjë shteti tjetër.

“Bashkëpunimi ynë nuk është i orientuar kundër askujt. Ne nuk krijojmë blloqe apo aleanca, ne vetëm veprojmë në bazë të interesave të popujve tanë,” deklaroi zoti Putin në fillim të takimit dypalësh me Presidentin Xi.

Në komentet e tij Presidenti Xi theksoi se Kina dhe Rusia duhet “të ruajnë synimin origjinal për një miqësi brezash” përballë “një situate ndërkombëtare që ndryshon vazhdimisht”.

Sipas VOA

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme