Putin kërkon të rritet prodhimi i armëve për luftën në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ndërkohë që po përballet me vonesa të prodhimit ushtarak, si dhe humbje në rritje, i kërkoi qeverisë së tij sot të shkurtojë burokracinë për të prodhuar armë dhe furnizime të mjaftueshme, për të ushqyer luftën në Ukrainë, ku një kundërofensivë ukrainase nga perëndimi ka zmbrapsnin forcat ruse.

Mangësitë e ushtrisë ruse në luftën tetë-mujore kanë qenë aq të theksuara sa Putini duhej të krijonte një strukturë për t’i trajtuar ato. 

Të martën, ai kryesoi një komitet të ri të krijuar për të përshpejtuar prodhimin dhe shpërndarjen e armëve dhe furnizimeve për trupat ruse, duke theksuar nevojën për të “fituar një ritëm më të lartë në të gjitha fushat”.

Raportet ruse të lajmeve kanë pranuar se shumë prej atyre që u thirrën nën një mobilizim prej 300,000 rezervistësh të urdhëruar nga Putini, nuk janë pajisur me pajisje bazë si komplete mjekësore dhe xhaketa.

Raporte të tjera kanë sugjeruar se trupat ruse janë gjithnjë e më shumë të detyruara të përdorin pajisje të vjetra dhe ndonjëherë jo të besueshme dhe se disa nga trupat e sapomobilizuara janë çuar në frontin e luftës thuajse të pastërvitura.

Javën e kaluar, Putin u përpoq të tregonte se gjithçka është mirë duke vizituar një kantier trajnimi në Rusi, ku u shfaqën ushtarë të pajisur mirë. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme