Putin: Nuk i shoh të nevojshme bisedimet me Biden, Erdogan është një ndërmjetës i rëndësishëm

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi sot se nuk e sheh të nevojshme që të bisedojë me presidentin amerikan, Joe Biden, lidhur me Ukrainën. Sipas tij, Federata Ruse ka qenë gjithmonë e hapur për negociata, nëse Kievi është gati.
“Pasi tërhoqëm trupat tona nga rajoni i Kievit, ukrainasit u tërhoqën nga tryeza e bisedimeve”- sht0i Putin. Sipas tij, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, “është një ndërmjetës i rëndësishëm”.
“Me të dje biseduam se si të çojmë grurin në vendet më të varfra, si pjesë e marrëveshjes së arritur në korrik në Stamboll”- shtoi Putin, në një konferencë për shtyp nga Astana. Reuters
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



