Qeveria e Melonit merr votëbesimin nga Dhoma e Deputetëve

Botë | 4 vite më parë

Dhoma e Deputetëve ka dhënë votëbesimin për qeverinë e re të Giorgia Melonit. Me 235 vota pro, 154 kundër dhe 5 abstenim, Meloni fitoi besimin e Dhomës së Deputetëve, ndërsa pritet votimi i Senatit.

Më herët Meloni prezantoi programin qeverisës, ku rikonfirmoi vendin e Italisë në NATO dhe në BE.  

45-vjeçarja hodhi poshtë gjithashtu çdo lidhje me të kaluarën fashiste të vendit të saj, duke thënë se ajo “kurrë nuk kishte ndjerë simpati ose afërsi me regjimet jodemokratike duke përfshirë edhe fashizmin”.

Partia ‘Vëllezërit e Italisë’ së Melonit pati një fitore historike me 26 % të votave në zgjedhjet e 25 shtatorit, duke u bërë e para grua në Itali që mban postin e Kryeministres.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme